Komuna e Prishtinës është e vendosur ta marrë në menaxhim stadiumin e Prishtinës, që është edhe pronë e saj, shkruan sot Koha Ditore.
Dilemën që e shtroi UEFA në raportin e saj të fundit dërguar Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) se kush do të menaxhojë me stadiumin pasi të rinovohet, e ka shuar kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ahmeti të martën për gazetën, ka thënë se klubi Prishtina dhe Federata e Futbollit e Kosovës në stadiumin e qytetit do të jenë vetëm shfrytëzuese, sipas marrëveshjes që do të arrihet me to, por jo edhe të gëzojnë privilegje të tjera.
Si për shembull, klubi Prishtina e menaxhoi stadiumin, përfshirë edhe dyqanet rreth tij, për shumë vite dhe pretendon se ende i takon të bëjë këtë edhe pas rinovimit dyvjeçar që do të kushtojë tetë milionë euro. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
-
Komuna e FFK-ja merren vesh për stadiumin pa klubin Prishtina që pretendon se ka hise
-
Kjo është pamja që ka marrë stadiumi i Prishtinës
-
Ahmeti thotë se Prishtina po detyrohet të marrë përsipër punët në stadium
-
Kryetari Ademi ia uron Prishtinës triumfin në Kupë, por nuk ia përmend Evropën
-
Komuna e Federata pajtohen për stadium në Bërnicë