Një gol dhe fillim i dy aksioneve që përfunduan me gol.
Xherdan Shaqiri ishte vendimtar në fitoren e madhe të Zvicrës ndaj Serbisë.
Shaqiri u zëvendësua në minutën e 69-të dhe u pa i nervozuar pasi lëshoi fushën.
Kjo është shenjë e mirë sipas televizionit zviceran, SRF. Është dëshmi që Shaqiri është i gatshëm për lojë dhe fizikisht në nivelin e kërkuar.
“Ndeshja dramatike në stadiumin ‘974’ ka treguar një gjë: Shaqiri është ‘lojtari që bën diferencën’ te Zvicra. Sa më e lartë skena, aq më i madh bëhet Shaqiri”, ka shkruar SRF.
Është goli i pestë për Shaqirin në Kupa Botërore. Është i vetmi përkrah Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos që ka shënuar gola në tre Botërorët e fundit.
Edhe
Tetë vjet nga golat dhe shqiponjat e Shaqirit dhe Xhakës kundër Serbisë
Televizioni zviceran ia ka lënë meritat Shaqirit që Zvicra është për herë të pestë rresht në fazën nokaut të turneve të mëdhenj.
Vetëm edhe tri përfaqësuese tjera evropiane e kanë arritur këtë.