Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sportingu interesohet për Trincaon

Kampioni i Portugalisë, Sportingu i Lisbonës ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut të Barcelonës, portugezin Trincao.

Mediumet portugeze kanë njoftuar te mërkurën se Sportingu ka kontaktuar Barcelonën dhe po kërkon huazimin njëvjeçar të Trincaos me mundësi të blerjes në verën e vitit të ardhshëm.

Trincao verën e shkuar iu bashkua Barcelonës nga Braga për 31 milionë euro, por ka pasur hapësirë të vogël te ekipi nga La Liga.

Në edicionin e tij të parë te Barça, Trincao 21-vjeçar ka shënuar tri gola dhe ka bërë dy asistime në 42 ndeshje në të gjitha garat.

Ai ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2021 kurse te Sportingu po shpresojnë ta bindin ekipin spanjoll në huazimin e tij.