Karateja ka marrë hov së fundi në Kosovë e njëjtë vlerësohet se ka ndodhur me këtë sport luftarak edhe në nivel ndërkombëtar. Por karateja dhe komuniteti i këtij sporti, të enjten, kanë marrë një goditje të rëndë që pritet të ketë ndikim të madh në të ardhmen e sportit.
Karateja nuk është pjesë e sporteve që janë propozuar nga organizatori i "Paris 2024" për përfshirje në program për Lojërat Olimpike Verore, që mbahen në kryeqendrën franceze. Janë propozuar "breakdancing", sportet e ngjitjeve, skatebordingu dhe sufrimi, por jo edhe karateja, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKa pasur dëshpërim te karateistët, pasi është bërë i ditur propozimi i organizatorit të Olimpiadës "Paris 2024". Organizatori i Olimpiadës tashmë e ka të drejtën të propozojë disa sporte, por vendimi përfundimtar i takon Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Kështu "jeta" e karatesë në lëvizjen olimpike rrezikon të jetë shumë e shkurtër. Karateja pas shumë përpjekjeve është përfshirë në program për Lojërat Olimpike "Tokio 2020", me propozim të organizatorit, por numri i pjesëmarrësve është limituar shumë...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)