Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Spektakël golash në fitoren e Barçës ndaj Huescas, shkëlqen Messi

Dhjetë gola janë shënuar në sfidën e sotme ndaj Barcelonës dhe Huescas, që përfundoi me rezultat prej 8-2.

Në këtë ndeshje shkëlqeu Leo Messi që shënoi dy gola dhe bëri dy asistime, transmeton Koha.net.

Mysafirët e nisën për mrekulli ndeshjen duke kaluar në epërsi në mintën e tretë përmes Cuchos.

Por, Barcelona shpejtë përmbysi gjithçka. Messi barazoi shifrat në minutën e 16, e një autogol i Pulidos i dha epërsinë Barçës. E më pas shënoi edhe Suarez në minutën e 39.

Gallar shënoi golin e fundit në pjesën e parë, për rezultatin 3-2.

Në pjesën e dytë shënuan për Barçën edhe Dembele, Rakitiq, Messi, Alba dhe Suarez.