Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Spanjë - Zvicër, ndeshje që s’duhet humbur

Kombëtarja e Spanjës sonte do të luajë kundër Zvicrës me fillim nga ora 21:00, një miqësore e cila do të luhet në Villareal.

Julen Lopetegui, përzgjedhësi i Spanjës, pothuajse ka 23 lojtarë me të cilët do të udhëtojë për në Rusi, mirëpo sot është në mungesë të Ramosit, Iscos dhe të lënduarit Carvajal.

Përveç ndeshjes me Zvicrën, Spanja do të luajë një ndeshje të fundit miqësore para Kupës së Botës në Krasonadar, kundër Tunizisë, të shtunën e ardhshme, transmeton KP.

11 ditë nga fillimi i Kupës së Botës dhe 12 nga ndeshja e parë e Spanjës, Lopetegui do të ndajë minuta për të gjithë sonte pasi që nuk dëshiron të ngarkojë lojtarët e tij. Megjithatë, ai e ka marrë shumë seriozisht ndeshjen e sotme dhe është një test mjaftë i vështirë.

Ndeshja e sotme do të jetë një test i mirë për Alvaro Odriozolan, derisa spanjollët duhet të presin që Carvajal të rikuperohet në kohë për ndeshjen e parë ose të dytën në Kupën e Botës.

Kjo ndeshje kundër “Zvicrës së shqiptareve” do të vendosë ndoshta edhe sulmuesin kryesor për në Kupën e Botës, derisa në garë janë Iago Asapas, Rodrigo dhe Diego Costa. Trajneri ka ende dyshime për këtë pozicion.

Duhet të cekim që Zvicra në renditjen e FIFA-s qëndron e gjashta dhe do të provojë të bëjë befasinë sonte.

Te Zvicra mungesë e madhe do të jetë mungesë e yllit të tyre, Granit Xhaka i cili u lëndua pas një dueli me Valon Beharamin në stërvitje por fatmirësisht pritet të jetë i gatshëm për Kupën e Botës.

Artikuj të ngjashëm