Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Spanja shënon edhe dy gola të tjerë ndaj Shqipërisë

Spanja ka trefishuar epërsinë ndaj Shqipërisë brenda pak minutave.

Ishte ylli i Real Madridit, Isco që realizoi pas një aksioni fantastik të kombëtares spanjolle, transmeton Koha.net.

Ai shënoi në minutën e 24 pas asistimit nga Koke, kurse golin e tretë e shënoi Alcantara pas tre minutave.

Golin e parë e kishte shënuar Rodrigo në minutën e 16.