Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Spanja pësoi disfatën e parë në kualifikime të Botërorit që prej vitit 1993

Suedia me rikthim mposhti “Furinë e Kuqe” dhe ia ndali serinë e 66 ndeshjeve pa humbje në kualifikime të Botëroreve.

Carlos Soler i dha avantazhin e hershëm spanjollëve në Stokholm në minutën e 5-të, në ndeshjen e tij debutuese.

Por vetëm 12 sekonda pasi rinisi loja, Alexander Isak shfrytëzoi gabimin e mbrojtjes vizitore dhe barazoi rezultatin.

Viktor Claesson e kontrolloi pasimin e Dejan Kulusevskit në minutën e 57-të, dhe shënoi për golin e fitores.

Herën e fundit në kualifikime të Botërorit, Spanja ishte mposhtur në mars të vitit 1993 nga Danimarka në Kopenhagë.

Që atëherë, Spanja i ka fituar 52 ndeshje kualifikuese dhe ka barazuar në 14 ndeshje tjera.

Edhe Spanja dominon ndaj Austrisë dhe avancon tutje Botërori 2026 Spanja dominon ndaj Austrisë dhe avancon tutje

Suedia me fitore merr kryesimin në Grupin B me nëntë pikë nga tri ndeshje.

Spanja ka shtatë pikë nga katër ndeshje. Rrezikon të luajë në plejof për një vend në Botërorin 2022, pasi vetëm fituesi i grupit kualifikohet automatikisht.