Spanjollët Alvaro Morata, Andres Iniesta e Dani Carvajal, të tre të lënduar, janë zëvendësuar nga Alvaro Odriozola, Jonathan Viera e Aritz Aduriz në listën e publikuar nga seleksioneri Julien Lopetegui për ndeshjet me Shqipërinë e me pas me Izraelin për eliminatoret e Boterorit-2018.
Spanja është në krye të grupit G të zonës së Evropës me 3 pikë para Italisë. Një fitore në dy ndeshjet e fundit eliminatore do t’i siguronte “Rojas” biletën për në Rusi për arsye të diferencës së golave shumë të favorshme në raport me Italinë (+29 kundrejt +12).
Spanja do të presë Shqipërinë të premten e me pas do të udhëtojë në Izrael të hënën.
Artikuj të ngjashëm