Aymeric Laporte debutoi me Spanjën në barazimin kundër Portugalisë në miqësoren që përfundoi pa gola.
Ballafaqimi që u përdor si parapërgatitje për “Euro 2020”, u zhvillua në stadiumin “Wanda Metropolitano” në Madrid, para 14 mijë e 743 të pranishmëve.
27-vjeçarit të Manchester Cityt, Laportes, iu dha shtetësia spanjolle, pasi asnjëherë nuk ka luajtur për ekipin senior të Francës.
Alvaro Morata e humbi shansin më të mirë, kur në minutën e parë të kohës shtesë e qëlloi transversalen përballë portierit portugez, Rui Patricio.
Shanse të humbura Morata pati edhe më herët, derisa edhe Ferran Torres nuk arriti të shënojë.
Edhe
Kush mbeti jashtë garës për formacionin e Botërorit?
Cristiano Ronaldo te Portugalia ishte i heshtur në këtë ndeshje, ndërsa humbi mundësi të mirë shënimi me kokë dhe një tjetër përballë portierit spanjoll, Unai Simon.
Spanja luan ndaj Lituanisë në Madrid të martën, ndërsa Portugalia ballafaqohet me Izraelin të mërkurën në Lisbonë.