Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Southamptoni eliminon Cityn nga Kupa EFL

Manchester City ka marrë goditje të rëndë para derbit ndaj Manchester Unitedit.

City i Pep Guardiolës është eliminuar në çerekfinale të “Carabao Cup”, pasi të mërkurën mbrëma, u mposht në udhëtim te Southamptoni me rezultatin 2:0.

Të dy golat e Southamptonit në ndeshjen e zhvilluar në “St. Mary’s Stadium”, u shënuan në pjesën e parë.

Sulmuesi francez, Sekou Mara, e konvertoi në gol aksionin e mirë të ndërtuar në minutën e 23-të.

Gol të bukur realizoi edhe Moussa Djenepo pesë minuta më vonë, me gjuajtje të saktë nga distanca.

City u mundua deri në fund të kthehej në lojë, por nuk arriti të shënonte asnjë gol.