Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sot në Mitrovicë, Enver Zymberi përkujtohet përmes vrapimit

Në shenjë kujtimi dhe nderi të gjashtë vjetorit të rënies heroike të heroit të Kosovës, Enver Zymberit, sot në Mitrovicë, organizohet vrapim me moton “Vrapojmë shtigjeve të Enver Zymerit“ me fillim në orën 18:00.

Ky aktivitet, i organizuar dhe nën përkujdesje të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Mitrovicës, Federatës Atletike të Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pritet të mbledhë një numër të konsideruar të atletëve të klubeve të Kosovës, të kategorive të ndryshme, qytetarë e zyrtarë të institucioneve të sigurisë: Policisë së Kosovës, KFOR-it, EULEX-it dhe FSK-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia në Mitrovicë do të ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura operative përgatitore për të ofruar një siguri të rendit publik për të gjithë pjesëmarrësit në këtë eveniment, si dhe për të mundësuar mbarëvajtjen e vrapimit dhe qarkullimin e trafikut, brenda dhe përreth qytetit të Mitrovicës.

Meqë vrapimi do të zhvillohet në rrugën kryesore “Mbretëresha Teutë” dhe një pjesë e rrugës magjistrale të “Ulqinit”, këto rrugë nga ora 17:00 kohë pas kohe do të jenë të bllokuara për qarkullim të trafikut rrugor.

Rrjedha e qarkullimit të trafikut rrugor do të kontrollohet dhe do të drejtohet me udhëzimet e dhëna nga zyrtarët e Policisë duke vënë në funksion sistemin alternativ të qarkullimit.

Me këtë rast drejtuesit e automjeteve do të marrin të gjitha instruksionet e duhura nga zyrtarët e Policisë në terren.