Sot [e enjte] do të luhen gjashtë ndeshje gjysmëfinale për kualifikim në Kampionatin Evropian, që mbahet në qershor në Gjermani. 12 skuadra kërkojnë të marrin tri biletat e fundit për në Kampionatin Evropian.
12 skuadrat do të luajnë në këtë fazë falë rezultateve në Ligën e Kombeve.
Në “Rrugën A”, Uellsi takohet me Finlandën, ndërsa Polonia e pret Estoninë. Fituesit e këtyre ndeshjeve takohen mes vete për të siguruar një vend në “Euro 2024”.
Kjo vlen edhe për “Rrugën B” dhe “Rrugën C”.
Në “B” takohet Bosnia & Herzegovina kundër Ukrainës, teksa Izraeli pret Islandën.
Gjeorgjia e pret Luksemburgun në “C”, e Greqia është nikoqire e Kazakistanit.

Artikuj të ngjashëm
-
Mësohen çiftet e plejofit për “Euro 2024”
-
UEFA shkruan për synimin e madh të Kosovës, “tregon” çka e trimëron Fodan
-
Kthim i furishëm i futbollit ndërkombëtar – plejofi, kualifikimet për Botëror...
-
Italia e Gjermania përballen në çerekfinale të Ligës së Kombeve
-
Kosova U21 e luan ndaj Estonisë ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2025