Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Son afër t’i shpëtojë shërbimit ushtarak

Koreja e Jugut e mposhti Vietnamin 3:1 në gjysmëfinale të Lojërave Aziatike falë dy golave të realizuar nga Seung-Woo Lee, dhe nëse e fiton titullin përsëri, do të kishte rëndësi të veçantë për karrierën profesioniste të sulmuesit Heung-Min Son.

Son, i cili luan me klubin Tottenham nga Premier League, dhuroi një asistim në golin e dytë para se të zëvendësohej në minutën e 72-të. Ai do t’i shpëtonte shërbimit ushtarak nëse Koreja e Jugut e fiton këtë garë, transmeton KTV.

Të gjithë meshkujt që janë të aftë, duhet ta kryejnë shërbimin ushtarak që zgjat 21 muaj, por ka përjashtime për sportistët, të cilët e fitojnë medaljen e artë në Lojërat Aziatike ose ndonjë ngjyrë tjetër të medaljeve në Olimpiadë.

Tani Koreja e Jugut U23, do të përballet me Japoninë U23 në finalen e të shtunës, pasi japonezët fituan në gjysmëfinale ndaj Shteteve të Bashkuara Arabe.