Ukë Smajli është shpallur fitues i turneut “Adem Jashari” në boks.
Turneu që përfundoi të dielën u mbajt në palestrën “1 tetori” në Prishtinë.
Smajli është shqiptar që përfaqëson Zvicrën në boks.
Tekniku më i mirë u shpall Bashkim Bajoku, ndërsa çifti më luftarak ishte përballja në mes të Shpejtim Bajokut dhe Loris Idrizi. Bekom Vjerdhas i takoi epiteti i boksierit më ferplej, ndërsa për kategorinë e boksierit më të mirë të huaj FBOXK-ja ndau dy shpërblime. Fituan boksieri bullgar Radoslav Rosenov dhe sllovaku, Erik Katona.