Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Skuadrat zvicerane pritet të votojnë për plejof me tri ndeshje

Skuadrat zvicerane së shpejti pritet të votojnë për ndryshime në sistemin e ligës, të shpalljes së kampionit, skuadrave që shkojnë në garat evropiane, por edhe për ato që luftojnë për mbetje në ligë.

Mendohet të bëhet sistemi i plejofit me tri ndeshje.

Plani i ligës së Zvicrës është i stilit amerikan “Championship Finals”, e që është i pazakontë në futbollin evropian.

Një gjë e tillë pritet të ndodhë më 20 maj, ka thënë liga të premten.

Në secilën ndeshje do të ketë një fitues nga tri ballafaqime. Për shkak se në secilën ndeshje duhet të ketë fitues, pas 90 minutave do të ketë vazhdime e më pas edhe ekzekutim të penalltive.

Edhe Gara shumë interesante për titull të kampionit në Zvicër Futboll Gara shumë interesante për titull të kampionit në Zvicër

Ideja e finaleve të plejofit është plani kryesor i ligës për rritjen e elitës së futbollit helvetik në 12 ekipe.

Superliga e Zvicrës aktualisht ka 10 ekipe që luajnë mes vete katër herë brenda një sezoni, në 36 ndeshje.

Zuerichu e fitoi titullin këtë sezon, kur kanë mbetur edhe katër ndeshje për t’u luajtur.

Zuerichu e ndali serinë e katër vjetëve rresht kur kampion dilte Young Boysi, ndërsa Baseli kishte fituar tetë kampionatet e mëhershme.

Faza e parë e ligës me 12 ekipe do t’i ketë ndeshjet vendës dhe mysafirë, në total 22 ndeshje. Gjashtë më të mirat e ligës dhe pjesa e poshtme e tabelës do të ndahej në “Championship Group” dhe “Qualification Group”, në të cilat do të luhen edhe 10-të ndeshje tjera, për t’i kompletuar 32 ndeshje.

Dy ekipet e para të grupit lartë në tabelë mund të takohen më vonë në serinë e plejofit, ndërsa lideri është nikoqir i ndeshjes së parë dhe të tretë.

Edhe Të shtunën fillon kampionati që është i rëndësishëm edhe për Kosovën Futboll Të shtunën fillon kampionati që është i rëndësishëm edhe për Kosovën

Në fund, tetë skuadrat e para të tabelës do të luajnë edhe për plejofin e Evropës, ku do të caktohet se kush mund të hyjë në garat e UEFA-s.

Vendi i fundit do të largohej direkt nga liga, ndërsa vendi i 11-të do të luante plejofin me vendin e dytë të rangut të dytë të futbollit të Zvicrës, që ka 10 ekipe.