Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Skuadra që dominoi për shumë vjet Evropën, nuk ka tripletë

E pabesueshme, por Real Madridi asnjëherë nuk e ka fituar tripletën.

Real Madridi në fakt e ka fituar Ligën e Kampionëve, La Ligan dhe Kupën e Mbretit individualisht më shumë se çdo skuadër tjetër.

Por, asnjëherë nuk i ka fituar të tria trofetë brenda një sezoni.

Reali dy trofe brenda një edicioni i ka fituar gjashtë herë.

Në vitin 1958, Real Madridi fitoi Kupën Evropiane dhe La Ligan, por u mposht në finale të Kupës së Mbretit nga Athletic Bilbao.