Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Skuadra e Uzunit mund të përjashtohet nga Kupa

Skuadra e Myrto Uzunit, Granada, mund të përjashtohet nga Kupa e Mbretit, pavarësisht fitores në ndeshjen e parë.

Granada të enjten mbrëma e eliminoi skuadrën Arosa që bën gara në kategorinë e pestë të futbollit spanjoll.

Granada fitoi 3:0 në udhëtim, por akuzohet se ka futur në lojë një lojtar pa të drejtë loje.

“Mundo Deportivo” ka shkruar se Adrian Lopez, titullar në portë te mysafirët, nuk pati të drejtë loje për këtë ndeshje.

Rregulli i “Copa del Rey” shkruan se lojtarët rezervistë mbi moshën 23-vjeçare, nuk kanë të drejtë loje në këtë garë.

Lopez është 24-vjeçar, dhe nëse Arosa e fiton rastin, do ta zë vendin e Granadas në raundin e radhës në Kupën e Mbretit.

Zyrtarët ligjor të Granadas thirren në nenin 250, që flet për portierët. Nëse ata janë deri në moshën 25-vjeçare, bie rregulli i mëhershëm në të cilin Arosa pretendon ta fitojë rastin.

Artikuj të ngjashëm