Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Skuadra e Rashicës po humb pas pjesës së parë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së fundit të xhiros së 26-të të Bundesligës së Gjermanisë në futboll.

Werder Bremeni, ku luan ylli i Kosovës, Milot Rashica, po humb 2:1 nga Bayer Leverkuseni. Werderi është vendas.

Bundesliga ka vazhduar të shtunën pa shikues dhe nën masa të rrepta, pas ndërprerjes për shkak të koronavirusit. Ndeshjet nuk e kanë pasur shkëlqimin e zakonshëm, por nuk janë raportuar telashe.

Për skuadrën e Rashicës megjithatë gjërat nuk po ecin mirë.

Kai Havertz ka shënuar të dy golat e Leverkusenit. Ai realizoi për 1:0 në minutën e 28-të, ndërsa për 2:1 në minutën e 33-të. Theodor Gebre Selassie realizoi golin e Werderit në minutën e 30-të. Rashica është në fushë prej fillimit, në pozitën e sulmuesit të krahut të majtë.

Edhe Rashica përshëndetet me gol nga Bundesliga Sport Rashica përshëndetet me gol nga Bundesliga