Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Skuadra e Malit të Zi u themelua para 97 vjetësh

Buduqnosti i Malit të Zi ishte nënkampion i edicionit të kaluar në elitën e futbollit malazias, ndërsa do të jetë kundërshtar i Llapit në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, më 7 korrik. Ndeshja e parë luhet në Mal të Zi, ndërsa ajo kthyese në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Buduqnosti është themeluar në vitin 1925, para 97 vjetësh.

Është skuadra me më së shumti paraqitje në garat evropiane të futbollit.

Debutoi në “Intertoto Cup” në vitin 1981. Katër herë ka luajtur në kualifikimet e Ligës së Kampionëve dhe 10 herë në garat e Ligës së Evropës.

Elitën e futbollit të Malit të Zi e ka fituar pesë herë, ndërsa është katër herë fitues i Kupës së Malit të Zi. Dy herë e kishte fituar edhe Kupën e Jugosllavisë.

Golashënuesit më të mirë të skuadrës në edicionin e kaluar ishin Igor Ivanoviq, futbollist i krahut, dhe Millosh Raiçkoviq. Që të dy kishin nga 13 gola të shënuar.