Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Skriniar e Dimarco, të gatshëm për lojë në fundjavë

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka marrë lajm të mirë të mërkurën, pasi Milan Skriniar dhe Federico Dimarco pritet të jenë të gatshëm për lojën e së dielës kundër Lecces.

Të dy mbrojtësit munguan në humbjen 1:0 nga Bologna e Thiago Mottas në “Dall’Ara” vikendin e kaluar.

Skriniar pati probleme me abdomen, ndërsa Dimarco kishte telashe muskulore.

Sllovaku Skriniar ka zhvilluar 30 ndeshje në këtë edicion dhe ka një asistim, ndërsa Dimarco në 31 ballafaqime në të gjitha garat, ka katër gola të shënuar e pesë asistime.

Artikuj të ngjashëm