Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Skënderaj synon titullin, me gjithë telashet që ka

Ndonëse përballet me vështirësi që nuk i kanë të tjerët dhe nuk ka asnjë lojtare të huaj apo të ndonjë qyteti tjetër në përbërje, klubi i volejbollisteve Skënderaj ia ka dalë të kualifikohet në finale të plejofit të Superligës së Kosovës.

Madje volejbollistet drenicase insistojnë që edicionin ta mbyllin me titullin e kampionit, shkruan sot Koha Ditore.

Në finalen e plejofit Skënderaj do të përballet me Dritën e Gjilanit, ekip që e mposhti në finalen e Kupës së Kosovës në volejboll.

Dueli i parë i finales së plejofit zhvillohet të enjten (20:00) në palestrën "Bashkim Selishta" të Gjilanit. Ekipi që regjistron dy fitore do të shpallet kampion i Kosovës për edicionin 2016/17.

Skënderaj është ekipi i vetëm elitar në konkurrencën e femrave që ndeshjet si vendas i luan në qytet tjetër. Këtë edicion shumicën e ndeshjeve si vendas i ka zhvilluar në Drenas për shkak të mungesës së palestrës në qytetin e Skënderajt. Po ashtu klubi këtë edicion nuk ka bërë asnjë përforcim.

Të gjitha lojtaret janë nga Skënderaj dhe më shumë se gjysma e ekipit është nën moshën 18-vjeçare. Mungesa e palestrës ia vështirëson dukshëm punët ekipit të Skënderajt, i cili stërvitjet i zhvillon në sallën e shkollës "Hamëz Jashari". (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm