Gjashtë nga shtatë ndeshjet e xhiros së 27-të të Serisë A italiane u shtynë për shkak të ndërrimit nga jeta të kapitenit të Fiorentinës, Davide Astorit.
Vdekja e Astorit bëri që asnjë nga ndeshjet që ishin në program për t’u zhvilluar të dielën të mos luhet, transmeton KTV.
Kështu, Federata e Futbollit e Italisë ka bërë të ditur se këto lojë do të luhen më 3 prill. Sidoqoftë, ende asnjë datë apo orë nuk është konfirmuar për zhvillimin e “Derby della Madonnina” ndërmjet Milanit dhe Interit.