Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Simons do të debutojë në Botëror tek Holanda

Mesfushori Xavi Simons që nuk e ka asnjë paraqitje me Holandën, është ftuar nga selektori Louis van Gaal për Botërorin “Katari 2022”.

Van Gaal të premten ka bërë publike listën prej 26 lojtarëve, ndërsa ka befasuar me ftesën për Simmonsin.

19-vjeçari ka impresionuar me paraqitjet e tij te PSV Eindhoveni këtë sezon dhe Van Gaal nuk ka hezituar ta ftojë mesfushorin për turneun e madh të futbollit.

Po ashtu, Van Gaal ka ftuar edhe të lënduarit Memphis Depay e Matthijs de Ligt, ndërsa ka lënë jashtë listës portierin Jasper Cillessen.

Më 21 nëntor, Holanda luan ndeshjen e parë në Botëror kundër Senegalit, ndërsa do të përballet edhe me Ekuadorin e Katarin në kuadër të Grupit A.

Portierë: Justin Bijlow (Feyenoord), Andries Noppert (Heerenveen), Remko Pasveer (Ajax).

Edhe Timber e Depay ftohen nga Holanda, mungon Frimpong Botërori 2026 1 muaj më parë Timber e Depay ftohen nga Holanda, mungon Frimpong

Mbrojtës: Nathan Ake (Manchester City), Virgil van Dijk (Liverpool), Denzel Dumfries (Inter Milan), Jeremie Frimpong (Bayer Leverkusen), Matthijs de Ligt (Bayern Munich), Tyrell Malacia (Manchester United), Jurriën Timber (Ajax), Stefan de Vrij (Inter), Daley Blind (Ajax).

Mesfushorë: Steven Berghuis (Ajax), Frenkie de Jong (Barcelona), Davy Klaassen (Ajax), Teun Koopmeiners (Atalanta), Marten de Roon (Atalanta), Xavi Simons (PSV Eindhoven), Kenneth Taylor (Ajax)

Sulmues: Steven Bergwijn (Ajax), Memphis Depay (Barcelona), Cody Gakpo (PSV), Vincent Janssen (Antëerp), Luuk de Jong (PSV), Noa Lang (Club Brugge), Wout Weghorst (Beshiktash).