Përfaqësuesja e Sierra Leones ka arritur ta ndalë Bregun e Fildishtë në Kupën e Afrikës.
Të dielën Bregu i Fildishtë nuk arriti të marr më shumë se një pikë, duke luajtur baras, 2:2.
Në minutën e 12-të Franck Kessie dështoi nga penalltia për të kaluar në epërsi Bregun e Fildishtë.
Por në minutën e 25-të Sebastian Haller shënoi për 1:0. Asistoi Wilfried Zaha.
Futbollistët e Sierra Leones arritën të barazonin në minutën e minutë e 55-të me Musa Kamaran.
Nicolas Pepe riktheu epërsinë në minutën e 65-të për Bregun e Fildishtë.
Në minutat shtesë të ndeshjes shënoi Alhaji Kamara, për të barazuar rezultatin në 2:2.
Me këtë barazim, Bregu i Fildishtë është lider me katër pikë në Grupin E, pas dy ndeshjeve.
Sierra Leone është në pozitën e dytë me dy pikë.