Sport

Shumë gola të shqiptarëve në Kupën e Zvicrës

Shkëlqim Demhasaj shënoi “hat-trick” në fitoren e thellë të Luzernit në kuadër të Kupës së Zvicrës, kundër Glandit me rezultatin 9:1. Kjo ndeshje u zhvillua të dielën. Demhasaj shënoi në minutën e parë, të 34-t dhe 42-të.

Ndërkohë të shtunën gol në fitoren 6:0 të Zuerichut përballë Concordias shënoi Benjamin Kololli. Kololli e shënoi golin e katërt në minutnë e 36-të, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për Sionin që fitoi 3:0 ndaj Konizit golin e parë në minutën e 15-të e shënoi Pajtim Kasami. Golin e fundit në fitoren 4:0 të Lausannes përballë klubit Kosova e shënoi Andi Zeqiri. Argjend Gashi shënoi në fitoren e Red Star Zuerichut përballë Zugut me rezultatin 2:1. Një gol e shënoi edhe Genc Krasniqi për Rapperswilin që e mposhti Frauendfeldin me rezultatin 5:0.