Dy vjet agoni, të premten kanë marrë fund, kur zyrtarisht është shuar ekipi italian Palermo pas 32 vjetësh ekzistencë. Gjykata e falimentimeve në qytetin e Palermos ka pranuar kërkesën e prokurorisë për të shpallur falimentimin origjinal - shuarjen e klubit. Ky vendim është shpallur të premten dhe ekipi që njihet si US Citta di Palermo më nuk ekziston.
Gjykata ka vendosur në favor të prokurorëve, ndonëse Andrea Zamparini, i biri i ish-pronarit të Palermos, Maurizios, kishte bërë një ofertë prej dhjetë milionë eurosh për të shlyer borxhet e klubit. Mirëpo, kjo ofertë ishte vlerësuar shumë e ulët për shkak se Palermo kishte shumë më shumë borxhe, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Agonia e ekipit të Palermos që nisi në vitin 2017 pas hetimeve të prokurorëve në llogarinë e klubit, përfundoi të premten kur edhe zyrtarisht u vendos që ekipi të shuhet", ka shkruar gazeta italiane "Corriere dello Sport".
Palermo u themelua në vitin 1987, duke u bërë klubi i katërt që përfaqësonte qytetin sicilian, pasi i pari u formua në vitin 1900. Atëbotë u formua ekipi sicilian që njihej me emrin Anglo Palermitan Athletic and Football Club, por që u shua për t'u rithemeluar në vitin 1920 si US Palermo. Pas 21 vjetësh (1941), klubi u rithemelua për herë të tretë dhe njihej si US Palermo-Juventina përpara se të formohej para 32 vjetësh klubi që të premten mori fund - US Citta di Palermo.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)