Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shtatori i ndeshjeve të mëdha të Kosovës

Foto: Driton Paçarada / KD

Një fitore eventuale me Çekinë do të afronte Kosovën me qëllimin e madh - kualifikimin në kampionatin evropian të futbollit që mbahet vitin tjetër. Një ndeshje cilësore me Anglinë do të ndikonte që rejtingu i Kosovës në skenën e madhe të futbollit të rritej ndjeshëm.

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll i luan në shtator këto dy ndeshje, që janë prej më të mëdhave të saj deri më tani. "Dardanët" presin Çekinë më 7 shtator në "Fadil Vokrri" në Prishtinë, ndërsa me Anglinë takohen më 10 shtator në udhëtim, në Southampton, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kështu vetëm po vazhdon tradita e zhvillimit të ndeshjeve të mëdha të përfaqësueses së Kosovës në muajin e nëntë të vitit. Madje 7 shtatori është datë e lidhur ngushtë me procesin e ndërtimit të përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Përfaqësuesja e Kosovës ka nisur me ndeshje në vitet nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, pas pavarësimit të futbollit kosovar. Por një prej ndeshjeve më të rëndësishme vlerësohet ajo me Shqipërinë, e luajtur më 7 shtator të vitit 2002 në Prishtinë, para 25 mijë shikuesve.

Ishte ndeshja e parë e Kosovës si përfaqësuese e plotë, pas luftës së fundit. Shqipëria kishte fituar sfidën me shifrat 1:0, pas një autogoli të Arsim Abazit.

Më 7 shtator Kosova ka shënuar fitoren e parë pasi FIFA dha leje për ndeshje miqësore. Leja e FIFA-s u dha në fillim të vitit 2014, ndërsa Kosova menjëherë në mars të atij viti barazoi pa gola me Haitin....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)