Mesfushori Adnan Januzaj ka qenë titullar te Real Sociedadi që pësoi disfatë nga Malaga me rezultatin 2:0. Ai nga fusha u largua në minutën e 65-të.
Në humbje gjatë gjithë ndeshjes te Levante është paraqitur edhe mesfushori ofensiv Enis Bardhi, shkruan sot “Koha Ditore”.
Levante në shtëpi u mposht nga Athletic Bilbao me rezultatin 2:1. Edhe te Betisi që humbi me rezultatin 1:0 nga Atletico Madrid gjatë tërë takimit luajti mbrojtësi i krahut, Riza Durmishi. Të gjitha ndeshjet u zhvilluan të dielën dhe i takuan javës së 15-të të elitës së futbollit spanjoll.