Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shqipëria U19 mposhtet thellë nga Franca

Përfaqësuesja U19 e Shqipërisë ka pësuar humbje të thellë në ndeshjen eliminatore për Evropianin 2022 kundër Francës.

Në duelin e luajtur të mërkurën në stadiumin “Egnatia” në Rrogozhinë, Shqipëria është mposhtur me rezultatin 4:0.

Kjo ishte ndeshja e parë e Shqipërisë në kuadër të këtyre eliminatoreve. Pas Francës, ekipi i Shqipërisë U19 që drejtohet nga Armando Cungu do të përballet me Serbinë pas tre ditësh në stadiumin “Elbasan Arena”.

Ndërkohë, ndeshjen e fundit, atë ndaj Maqedonisë së Veriut, Shqipëria e luan më 16 nëntor. Të gjitha ndeshjet e këtij grupi kualifikues, do të zhvillohen në Shqipëri.