Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shqipëria pëson humbje të thellë nga Finlanda

Përfaqësuesja U20 e Shqipërisë në basketboll ka humbur thellë edhe ndeshjen e dytë në kuadër të Kampionatit Evropian, Divizioni B. Të dielën në Shkup,

Shqipëria U20 pësoi nga Finlanda me rezultatin 107:46.

Kuqezinjtë e basketbollit janë mbajtur paksa vetëm në çerekun e tretë.

Në tre të tjerët, finlandezët kanë dominuar plotësisht për ta shënuar fitoren e thellë.

Asnjëri prej lojtarëve të Shqipërisë nuk shfaqi lojë të mirë. Statistikat më të mira i kishte Aleksis NIka, që ndeshjen e përfundoi me katër pikë e pesë kërcime.

Edhe Humbje turpëruese e Shqipërisë U20 në basketboll Basketboll Humbje turpëruese e Shqipërisë U20 në basketboll

Për Shqipërinë është humbja e dytë. Të shtunën pësoi 97:65 nga Holanda. Të martën Shqipëria U20 luan me Zvicrën.

Në Evropianin B në Shkup po paraqitet edhe Kosova U20.