Shqipëria do të ketë mungesa për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë. Ivan Balliu, Keidi Bare dhe Myrto Uzuni do t’i mungojnë Shqipërisë në ndeshjen e dytë miqësore kundër Gjeorgjisë, të martën, ka raportuar Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), të hënën.
FSHF-ja ka arsyetuar mungesën e tre futbollistëve. Balliu do të mungojë për shkak të terminit që ka caktuar për të marrë dozën e tretë të vaksinës anti-Covid. Ndërkohë Bare ka pësuar një tërheqje muskulore gjatë ndeshjes kundër Spanjës, që Shqipëria e humbi 2:1 të shtunën në Barcelonë.
“Nuk do të jetë ndaj Spanjës as sulmuesi Myrto Uzuni. Pas kërkesës së Granadas për ta pasur lojtarin në dispozicion për shkak se ka një ndeshje shumë të rëndësishme në kampionat këtë javë dhe pas konsultimit me stafin teknik u vendos që Uzuni të qëndroj në Spanjë”, thuhet në njoftimin e FSHF-së të hënën.
Shqipëria pasditen e së hënës do të kthehet në Durrës, ndërsa ndeshjen ndaj Gjeorgjisë e luan të martën në Tiranë (18:00).