Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shqipëria befasohet nga Gjibraltari

Shqipëria ka pësuar humbje befasuese nga Gjibraltari në ndeshjen e parë të kampionatit U-16 FIBA Challenger në basketboll që po mbahet në Prishtinë.

Shqipëria pësoi me rezultatin 56:52 në një ndeshje dramatike, ku fituesi nuk dihej deri në sekondat e fundit.

Seleksionuesi i Shqipërisë, Besim Dervishaj është shprehur i zhgënjyer me humbjen.

“Nga loja nuk mund të them asnjë koment, sepse nuk është kjo skuadra që kemi. Nuk e di pse e tillë situatë. Humbëm sepse bëmë gabime. Nuk është se kundërshtari luajti mirë e fitoi. Ne bëmë gabime të shumta dhe është faji ynë që humbëm. Ishte një bllokim komplet i skuadrës. Jo një ose dy lojtarë, por komplet skuadra”, ka thënë Dervishaj raporton KosovaPress.

Kosova e luan ndeshjen e parë kundër Maltës me fillim në ora 17:00.

 

Artikuj të ngjashëm