Trajneri i ri i Stoke Cityt, Paul Lambert, ka besim se mesfushori Xherdan Shaqiri do ta shtyjë ekipin e tij drejt mbijetesës në Premier League. Lambert ka theksuar se Shaqiri është lojtar me cilësi për të qenë lider në ekipin e Stoke Cityt, që është në garë për mbijetesë në elitën e futbollit të Anglisë.
Mesfushori i përfaqësueses së Zvicrës të shtunën asistoi për golin e dytë të shënuar nga Mame Diouf, në fitoren 2:0 kundër Huddersfieldit, shkruan sot “Koha Ditore”. Shaqiri asistoi me një prekje të topit me thembër. Kjo ndeshje i ka takuar javës së 24-t të Premier Leagues angleze.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shaqiri është lojtar ndryshe prej të tjerëve në ekip. Ishte fantastik dhe ai do të jetë një lojtar i madh për të ardhmen tonë. Për këtë nuk kam kurrfarë dyshimi. Prekja e topit nga Shaqiri me thembër ishte mjeshtërore. Ishte i pafat që nuk shënoi edhe vetë një gol. Kishte një rast të mirë për të shënuar dhe menjëherë pas rastit të tij, Joe Allen shënoi për 1:0. Shaqiri do të jetë kyç edhe në ndeshjet e ardhshme”, ka thënë Lambert, njofton të dielën “theboltonnews” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)