Shkupi e ka luajtur të enjten mbrëma ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës.
Shkupi humbi 3:1 nga Shamrock Roversi, kampioni i Irlandës. Ndeshja është luajtur në Dublin.
Rezultati 3:1 favorizon Shamrockun, por megjithatë e lë të hapur çështjen e kualifikimit.
Ndeshja e kthimit luhet më 9 gusht në Shkup.
Skuadra shqiptare e synon avancimin në raundin e plejofit, që do t’ia siguronte paraqitjen në fazën grupore, të paktën në Ligën e Konferencës. Shamrocku shënoi dy gola në pjesën e parë.
Për 1:0 shënoi Graham Burke në minutën e 13-të nga penalltia.
Dylan Billy Watts shënoi golin e dytë në minutën e 29-të.
Edhe
Shkupi po pëson 1:0
Por shkupjanët reaguan në pjesën e dytë. Queven shënoi në minutën e 77-të për rezultatin 2:1.
Në minutën e 84-t, Shkupi mbeti me një lojtar më pak në fushë. Walid Hamidi u përjashtua direkt me të kuq.
Epërsinë në fushë e shfrytëzuan vendasit që në minutën e 97-të shënuan edhe golin e tretë. Realizator ishte Gary O’Neill.