Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shkriniar, lojtar i ndeshjes

Mbrojtësi i Interit, Milan Shkriniar, është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes me Liverpoolin. Interi fitoi 1:0, por që nuk ishte e mjaftueshme për të avancuar në Champions.

Sllovaku Shkriniar është shquar me paraqitje në repartin e mbrojtjes në ndeshjen në Anfield.

“Ka shfaqur gjakftohtësi të shkëlqyer. Ka ndërtuar aksione nga prapa dhe ka kontribuar që porta të mbetet e paprekur. Kjo ndodhë rrallë për mysafirët në Anfield”, kanë vlerësuar ekspertët e UEFA-s.