Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shkëlqen Kosova U19, kalon në rundin elitë të Evropianit

Grupmosha U19 e përfaqësueses së Kosovës ka kaluar në rundin elitë të Kampionatit Evropian “Finlanda 2018”.

Kosova mposhti Lituaninë 3 me 0 për të siguruar pozitën e dytë të Grupit 6 për të kaluar në fazën e ardhshme.

Leotrim Kryeziu realizoi dy gola, ndërsa Gentrit Limani shënoi një tjetër për fitoren e rëndësishme.

Në rundin elitë do të jenë 7 grupe me nga katër ekipe, ndërsa fituesit e grupeve shkojnë direkt në fazën finale të Evropianit.