Luis Garcia Plaza nuk është më trajner i Mallorcas, skuadrës së Vedat Muriqit. Ai është shkarkuar të martën, pas dy vjet në postin e trajnerit të skuadrës nga La Liga spanjolle.
“Plaza ka udhëhequr skuadrën drejt promovimit në vitin e tij të parë në detyre dhe ka arritur rekord prej 82 pikësh për të realizuar këtë”, thuhet në njoftimin e Mallorcas.
Ai ishte vendimtar në transferimin e Muriqit nga Lazio.
Mallora është në seri të humbjeve. Ka rënë në pozitën e 18-të, që në fund të edicionit dërgon në kategorinë e dytë. Muriqin dhe shokët e tij të skuadrës i pret garë e fortë për të mbetur në La Liga.