Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shkaku i pneumonisë, trajneri i Torinos mungon ndaj Interit

Torino do të udhëtojë në “San Siro” për të luajtur kundër Interit të shtunën, por pa trajnerin Ivan Juriq, i cili është duke vuajtur nga pneumonia.

Kjo ndeshje do të luhet në ora 18:00.

Juriq u diagnostikua me pneumoni të hënën, ndërsa nuk ishte i pranishëm as në fitoren e skuadrës së tij ndaj Lecces.

Ai i ka mbajtur stërvitjet me ekipin “online”.

Kroati 47-vjeçar është testuar, por ka dalë negativ për Covid-19.