Biletat për miqësoren që Inter Miami do ta zhvillojë në Hong Kong janë shitur brenda një ore dhe kjo ka ardhur falë Lionel Messit. Klubi i ligës MLS do të bëj vizitë historike në Lindjen e Largët. Kjo skuadër anuloi udhëtimin në Kinë pas përfundimit të edicionit 2023 dhe do të luajnë kundër një ekipi të përzgjedhur nga Hong Kongu më 4 shkurt. Të gjitha biletat janë shitur brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore. Bileta më e lirë ka qenë afër 105 euro, ndërsa më e shtrenjta 570 euro.
Stadiumi ku do të zhvillohet miqësorja ka kapacitet prej 40 mijë ulëseve.
Messi me Inter Miamin do të luajë miqësore edhe kundër El Salvadorit dhe kundër Cristiano Ronaldos me Al-Nassrin në Kupën Riyadh. Në këtë Kupë do të luajë edhe skuadra Al-Hilal, që është lider në elitën e futbollit të Arabisë Saudite.