Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shillova kalon Malishevën në epërsi

Malisheva ka kaluar në epërsi në ndeshjen kundër Dukagjinit.

Golin e parë në ndeshjen e xhiros së gjashtë që po luhet në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë e realizoi Alban Shillova në minutën e 24-rt të ndeshjes. Për Shillovën ishte goli i tretë sezonal, ndërsa u asistua nga Bleart Tolaj.

Gjyqtari kryesor Mervan Bejtullahu e pranoi golin pas rishikimit të sistemit VAR, pasi u dyshua për pozitë jashtë loje.

Artikuj të ngjashëm