Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shifrat e veçanta të Anglisë

Anglia po udhëheq 6:0 ndaj San Marinos, ndërsa plot katër gola i ka shënuar kapiteni Harry Kane.

Dy prej golave sulmuesi i realizoi nga penalltia. Ka përfunduar vetëm pjesa e parë.

Që nga viti 1993, një lojtar nuk kishte shënuar katër apo më shumë gola në një ndeshje të Anglisë.

David Platt e kishte arritur këtë në shkurt të vitit 1993. Ian Wright po ashtu, në nëntor të vitit 1993.

Të dy kishin shënuar shumë gola ndaj San Marinos, njëjtë si Harry Kane sonte.

Anglia ndërkohë nuk kishte shënuar gjashtë gola në pjesën e parë që nga nëntor i vitit 1996.

Edhe Kush është lojtari i ndeshjes? Botërori 2026 1 j. më parë Kush është lojtari i ndeshjes?

Kishte fituar 8:2 ndaj Holandës atëbotë. Kane po ashtu ka arritur në shifrën e 13 golave me Anglinë në këtë vit.

Është shifra më e lartë që një lojtar ka shënuar për Anglinë në një vit kalendarik.