Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shevchenko thotë se Milani i Gattusos ka krijuar identitet

Ish-ylli i AC Milanit, Andriy Shevchenko ka lavdëruar punën që po bën Genaro Gatusso tek “Rossonerët”.

Ish-bashkëlojtari i Shevchenko, ka rigjetur formën e mirë të milanistëve pas fillimit të dobët në këtë sezon të garave.

Ukrainasi mendon se Gatusso ka krijuar identitet në skuadrën e Milanit, transmeton KP.

“Lojtarët po e ndjekin Gattuson dhe ekipi ka krijuar një identitet”, ka thënë Shevchenko.