Sport

Shënon Vedat Muriqi

Vedat Muriqi e ka shënuar golin e epërsisë për Mallorcan ndaj Rayo Vallecanos. Mallorca është duke fituar 1:0 ndaj Vallecanos në ndeshjen që është duke u zhvilluar të dielën në kuadër të xhiros së 37-të të La Ligas spanjolle. Muriqi shënoi në minutën e 13-të.

Kjo ndeshje është vendimtare për Mallorcan që synon mbijetesën në elitën e futbollit spanjoll.

Është goli i pestë për sulmuesin e Kosovës në Spanjë, ndërsa ka edhe dy asistime.