Maria Sharapova ka siguruar një përballje me kanadezen Eugenie Bouchard pas fitores që shënoi, të dielën, në rrethin e parë të turneut të tenisit “Madrid Open”.
Kanadezja Bouchard e kishte quajtur Sharapovan një mashtruese, pas kthimit të ruses në tenis në prill, pas suspendimit prej 15 muajve për shkak të dopingut, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Bouchard, që mposhti francezen Alize Corner, të shtunën, beson se Sharapova, fituesja e pesë Grand Slameve, duhet të suspendohet përjetësisht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSharapova mposhti kroaten Mirjana Luçiq-Baroni, të dielën, me 2:1 në sete (4:6, 6:4 dhe 6:0). Tenistja ruse në turneun e parë në rikthim nga suspendimi, arriti deri në gjysmëfinale në Stuttgart. Sharapova 30-vjeçare, që fitoi turneun në Madrid në vitin 2014, do të përballet, të hënën, me tenisten numër 59 në botë, Bouchardin.
Në tetor, Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS) ka konkluduar se Sharapova “nuk është dopinguese e qëllimshme”.
“Kur je jashtë lojës për një kohë kaq të gjatë, thjesht mundohesh të luash sa më tepër meçe që është e mundur”, ka thënë Sharapova.
Tenistja numër dy në botë, gjermania Angelique Kerber, po ashtu ka siguruar kalimin në rrethin e dytë në Madrid, pas fitores 6:4, 6:2 ndaj hungarezes Timea Babos. Kerber është bartëse numër një, pasi që tenistja numër një në botë Serena Williams mungon pasi është në pritje të fëmijës së parë.