Xherdan Shaqiri insiston se Liverpooli mund ta përballojë presionin e të qenit favorit për ta fituar titullin e Premierligës.
Liverpooli aktualisht është në krye të tabelës me 54 pikë, shtatë më shumë se Manchester City.
“Presioni është çdo kund në jetën tuaj, po ashtu edhe në futboll, gjithmonë ka presion”, ka thënë Shaqiri.
“Kur je i pari në tabelë të gjithë vijnë pas teje, të gjithë dëshirojnë të të mposhtin, kështu që çdo lojë është e vështirë. Ne thjeshtë duhet të vazhdojmë, të qëndrojmë në nivelin më të lartë”, ka thënë ai, transmeton ksp.
“Jam i sigurt që mund të vazhdojmë, mirëpo është një rrugë e gjatë nëse do të jemi të suksesshëm”, përfundoi ai.
Liverpooli luan si mysafir më 3 janar të vitit të ardhshëm ndaj Manchester Cityt.
-
Klopp: Do të luftojmë deri në fund për titull
-
Shaqiri insiston se Liverpooli duhet të jetë i suksesshëm dhe në krye të tabelës
-
Shaqiri këmbëngul që rënia e Liverpoolit është “normale”: Nuk jemi robotë
-
Shaqiri titullar ndaj Man.Utd
-
Shaqiri shpreson ta ndihmojë Liverpoolin në pjesën e dytë të edicionit