Ylli i Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri, ka thënë se është i fokusuar vetëm në Kampionatin Botëror në Rusi, pavarësisht interesimit nga Liverpooli.
Shaqiri nuk arriti të sigurojë mbijetesën me “Potters” këtë sezon duke nxitur spekulimet se do të ndërrojë ambient, me Jurgen Kloppin që dëshiron shërbimet e yllit të Zvicrës.
“Nuk mund të them asgjë tash. Mendoj se agjenti im kujdeset për të ardhmen time”, ka thënë Shaqiri kur është pyetur për të ardhmen. “Jam i fokusuar vetëm te kombëtarja tash”.
Shaqiri ka shënuar 15 gola në 84 paraqitje për Stoke Cityn që nga transferimi prej Interit më 2015.
Artikuj të ngjashëm