Ylli i Zvicrës, Xherdan Shaqiri do të jetë kapiten i ardhshëm i Chicago Fire. Kështu ka thënë trajneri i Chicagos, Frankt Klopas në konferencë për media.
Ai ka deklaruar se Rafa Czichos vullnetarisht ka dorëzuar shiritin e kapitenit.
“Rafa erdhi tek unë para ndeshjes së parë dhe ndjeu se ishte koha që ai t’ia kalonte dikujt tjetër shiritin e kapitenit. E kam respektuar atë vendim. E di që në të kaluarën sa herë që Shaqiri ka pasur rastin ta ketë shiritin, e ka mbajtur me shumë përgjegjësi. Sa më shumë presion që mund të bëni mbi të, ai e vlerëson dhe i pranon sfidat”, ka thënë Klopas.
Shaqiri 32-vjeçar është prej shkurtit të vitit 2022 pjesë e Chicagos.
Ai me skuadra të ndryshime ka fituar trofetë më të rëndësishëm, ndërsa vlerësohet lider i përfaqësueses helvetike.