Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shaqiri debuton para tifozëve vendas me barazim

Më shumë se 25 mijë tifozë ishin mbledhur në tribunat e stadiumit “Soldier Field” për ta përkrahur skuadrën e Chicago Fire në krye me Shaqirin në duelin kundër Orlando Cityt. Megjithatë, Chicago Fire nuk arriti më shumë se një barazim pa gola në këtë takim, në të cilin Shaqiri debutoi para tifozëve vendas.

Kjo është ndeshja e dytë rresht e këtij edicioni në MLS në të cilën Chicago luan pa gola. Ndaj Orlandos, vendasit e patën dominimin dhe tentuan ta fitojnë ndeshjen por nuk ia dolën të shënojnë. Shaqiri ishte ndër më të dalluarit në fushë dhe luajti gjatë tërë ndeshjes. Në fakt, në këtë takim ishin hiq më pak se 25.477 tifozë në tribuna, që është numri i dytë më i madh në histori të klubit Chicago Fire.

Shaqiri e udhëhoqi Chicagon me katër raste të krijuara dhe pati shumë pasime të kompletuara, por në fund të takimit nuk pati shikues. Për Shaqirin, i cili u transferua te Chicago Fire muajin e shkuar, kjo ishte ndeshja e dytë në MLS. Aktualisht, Chicago Fire zë vendin e tetë në tabelë me dy pikë të shënuara. 30-vjeçari ka kontratë me ekipin amerikan deri në fund të vitit 2024.