Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shala nga Luksemburgu ëndërron të luajë për Kosovën

Ka lindur dhe është në rritur në Luksemburg, ku ka luajtur edhe për grupmoshat e reja të këtij shteti, por ëndrra e tij mbetet që një ditë të veshë fanellën e vendit ku i kanë lindur prindërit, Kosovës.

Bëhet fjalë për Florik Shalën, i cili luan në elitën e futbollit të Luksemburgut për skuadrën, Progres Niderkorn.

Për Sportin në KTV, Shala ka deklaruar se ka pasur kontakte me Kosovë, por asnjëherë nuk ka marrë ftesë.

Sulmuesi shtatlartë thotë se i ka shikuar ndeshjet e Kosovës dhe do të dëshironte të luante në sulm së bashku me Vedat Muriqin.

Artikuj të ngjashëm